Ronaldo: Ky është sezoni i Realit
Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, është i sigurt se ky do të jetë viti në të cilën madrilenët do të thyejnë rivalitetin e Barcelonës dhe do të triumfojnë në Europë dhe kampionat.
”Këtu kam më shumë presion se tek Mançesteri, por unë jam ambicioz, dëshiroj të tregoj të gjitha vlerat e mia. Nuk shpresoja të shënoja kaq shpejt 100 gola tek Reali, por ja që ia dola dhe tani shoh përpara vetëm drejt sukseve të reja”.
Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e shitblerjeve të merkatos, i siguruar për 96 milion euro në vitin 2009, Cristiano thotë: “Do të ishte e bukur të fitoja Topin e Artë, por nuk janë titujt vetjakë ato për të cilat ëndërron një futbollist. Grupi i Realit është shumë i bashkuar dhe cilësor. Jemi të vendosur që të luftojmë për të gjithë titujt e mundshëm. Tani vjen pjesa më e vështirë e sezonit, por jemi të bashkuar dhe të gjithë besojmë tek arritja e gjërave të mëdha”.
Pas ndeshjes me Lionin në Champions League, Ronaldo ka aktualisht 100 gola në 105 ndeshje të zhvilluara, me një mesatare të frikshme prej 0,95 golash për ndeshje. Me këtë mesatare, Ronaldo ka lenë pas legjenda si Di Stefano, Hugo Sanchez apo Pahinjo. Vetëm Pushkash pati nevojë për më pak ndeshje për të kapur këtë kuotë, e arritur prej tij në vetëm 101 takime.
Në total, portugezi ka realizuar në 56 prej ndeshjeve të realizuara. Llogarit 18 dygolasha, nëntë trigolësha dhe dy katërgolësha. Për më tepër, ai ka tronditur edhe 17 herë shtyllën që prej mbërritjes në “Santiago Bernabeu”.