E Diel, 1 Nëntor 2026

Fanatiksat: Korçarë, ju pret ferri në Tiranë

LE TË VIJNË VAJZAT E BULEVARDIT, KA QENË SHPREHJA E DJESHME E TIFOZËVE BARDHEBLU

Tifozët bardheblu kanë filluar përgatitjet për dekorin, por edhe për ti kthyer reston tifozërisë korçare

Kampionati i 73-të kombëtar i futbollit në vendin tonë, siç dihet, e hap siparin me ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Këtë sezon ka qenë ekipi kampion në fuqi, Skënderbeu, dhe skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë, Tirana, që janë përballur për këtë trofe. 24 herë kampionët e vendit e kanë fituar takimin e luajtur në Korçë me rezultatin 1-0.

Kjo fitore e bardhebluve në fushën e Skënderbeut ka qenë shumë e papranueshme për vendësit dhe pothuajse me një shije të hidhur për ta, sepse në sezonin që u mbyll ata nuk regjistronin as edhe një barazim në fushën e tyre dhe jo më humbje. Më tej hidhërimi i korçarëve ka ndodhur për shkak të një sherri në stadium, por dhe jashtë tij, të dy tifozërive të ekipeve përkatëse, madje ka degjeneruar edhe në një sherr, që është shuar e ndërhyrjen e forcave të rendit.

Në ditët e sotme, pra për ndeshjen e së dielës, tifozeria vendase, ajo e Tiranës, po përgatit një atmosferë për tiu kundërpërgjigjur asaj që ndodhi në në takimin e fundit në Korçë, pasi nuk e përtyp dot atë mikpritje të vendasve. Tifogrupet në mbështetje të ekipit kryeqytetas janë duke përgatitur një ceremoni mikpritjeje për korçarët dhe kjo për tiu kthyer reston e asaj që ndodhi në ndeshjen e Superkupës.

Në stadium do të jenë të vendosur disa banderola dedikuar miqve nga Korça, po ashtu edhe në mbështetje të ekipit bardheblu. Nga burime të brendshme të këtyre grupimeve mësohet se do të jenë të pranishëm qindra mbështetës fanatikë të Tiranës për këtë sfide. Gjatë seancës stërvitore të zhvilluar dje në kompleksin sportiv Skënder Halili, ata kanë qenë të pranishëm në një numër të konsiderueshëm dhe filluan të ironizojnë korçarët duke thënë: Le të vijnë vajzat e bulevardit të shikojnë se çbëhet në kryeqytet!. Kjo situatë tregon qartë se në Qemal Stafa do të ketë edhe shoë në shkallët e stadiumit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›