Ronaldo-Messi, betejë për gola

Duhen edhe nëntë ndeshje nga përfundimi i La Ligas dhe përveç kureshtjes se kush do të marrë kurorën e kampionit vëmendja është e përqendruar gjithashtu në trofeun e golashënuesit më të mirë, ose siç quhet në Spanjë: “Pichichi”.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, yjet e Real Madridit dhe Barcelonës, kanë secili nga 35 gola të shënuar në kampionat dhe në javët e mbetura pritet që këta dy yje të futbollit botëror të shënojnë edhe shumë gola të tjerë.
Të dhënat tregojnë se Messi i ka shënuar golat e tij në këtë mënyrë: 29 me këmbë, 1 me kokë, 2 me goditje dënimi dhe 3 nga penalltia
Golat e Cristianos janë shënuar kështu: 21 me këmbë, 4 me kokë dhe 10 nga penalltia
Vitin e kaluar Cristiano Ronaldo fitoi trofeun Pichichin me 41 gola të shënuar, por këtë vit kjo shifër duket se nuk do të mjaftojë për triumfin personal të portugezit apo argjentinasit.