“Ronaldo, Miss World 2010” bën xhiron e botës
Banderola e famshme “Cristiano Ronaldo, Miss Ëorld 2010”, që tifozët shqiptarë shpalosën gjatë takimit Shqipëri-Portugali (1-2), ka bërë xhiron e botës në uebsajtet e specializuara për gosipe. Sipas faqes franceze, eparsa.fr (që ka publikuar edhe imazhet e banderolave), pas përzgjedhjes së Kristiano Ronaldos si “Mashkulli më seksi i planetit” nga revista britanike “Gay Times”, kapiteni i Portugalisë, “fitoi” edhe një çmim tjetër “Miss Bota 2010”. “Dalloni mirë ‘Miss’ jo ‘Mister’- shkruan faqja franceze, që vlerëson faktin se pavarësisht hidhërimit nga humbja me Portugalinë, tifozët shqiptarë u shfaqën plot ide, duke shfaqur dy banderola gjiganteske ironike kundrejt yllit të Mançesterit. “Nuk dihet ende se e kujt ishte ideja e kësaj shfaqje “lokale”, por impakti ishte i madh”,- thekson eparsa.fr
Erjon Bogdani, nga goli në dasmë
Erjon Bogdani po kalon ditë të lumtura. Nga goli kundër Portugalisë (i 10-ti me përfaqësuesen) te dëshmitar i martesës së mbrojtësit të Napolit, Leandro Rinaudo, 21-vjeçarit që ka zgjedhur për grua të jetës, modelen Anamaria Kalabreze. Sipas gazetës së njohur sportive italiane, “Corriere dello Sport”, dëshmitarë të ceremonisë së martesës, përveç sulmuesit shqiptar të Kievos, do të jetë edhe modelja Rozela Ariodante, por dhe presidenti i klubit të Napolit, producenti i njohur i Aurelio De Laurentiis. Kjo është dhe një nga arsyet që Erjon Bogdani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jospi Kuzhe për ndeshjen miqësore të Shqipërisë kundër Gjeorgjisë.
9 Qershor 2009