E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Neymar duhet të luajë në Evropë

Legjenda braziliane, Ronaldo, ka deklaruar se do të ishte realizimi i në ëndrre nëse ylli i Santosit, Neymar, do ta fitonte FIFA Topin e Artë këtë vit, ndërsa ka theksuar se lojtari do të vlerësohej më shumë po të luante te Real Madridi.

Braziliani 19-vjeçar është në listën e ngushtë të nominimeve për trofeun e çmueshëm, ndërsa Ronaldo është i bindur se Neymar mund të arrijë shumë më tepër në futboll po të luajë në ndonjë ligë të Evropës.

“Është e pamundur të bëjmë krahasime, por, sipas mendimit tim, nëse ai do të luante si ka luajtur gjatë vitit të kaluar me fanellën e Realit, ai do të ishte në top-treshe”, ka shkruar "Fenomeni" në Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›