E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luis Enrique jep dorëheqje?

Luis Enrique mund të japë dorëheqje nga Roma.

Trajneri spanjoll ka pasur një takim të hënën me skuadrën për të biseduar rreth gjërave që nuk po funksionojnë te Giallorossët. Drejtori sportiv, Walter Sabatini i ka shprehur dyshimet e para rreth zgjedhjeve të trajnerit.

Në rast të humbjes në Novara këtë fundjavë, trajneri spanjoll mund ta marrë në konsideratë idenë që të japë dorëheqje, shkruajnë mediat italiane.

Luis Enrique e kishte marrë në dorë Romën gjatë verës që shkoi, me objektivin që ta sjellë modulin e lojës së bukur që e aplikon Barcelona, por deri tash nuk ia ka dalë mban.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›