Shaqiri e Xhaka, nominohen për ‘Golden Boy’
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë nominuar për titullin ‘Golden Boy’, respektivisht për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit për moshën U-21.
30 gazetarë të gazetave kryesore sportive të botës, zgjedhin, për të nëntën herë 40 kandidatë të ndryshëm, ndërsa më pas, vendoset për më të mirin nën moshën 21 vjet.
Paraqitjet e mira të vitit të fundit bënë që dy futbollistët shqiptarë të Baselit të përfshihen në këtë listë.
Vitin e kaluar, këtë titull e fitonte sulmuesi italian i Manchester Cityt, Mario Balotelli. Në mesin e fituesve në vitet e kaluara kanë qenë edhe yjet botëror të futbollit të sotëm si Lionel Messi, Wayne Rooney, Rafael Van der Vaart e Cesc Fabregas.
Lista e 40 futbollistëve të propozuar për këtë vit është e mbushur me futbollistë spanjollë, të cilët e fituan Evropianin U-21 në Danimarkë, verën që shkoi.