Ronaldo: Reali do të jetë skuadra më e mirë e vitit 2010
MADRID-Lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar qëllimet e skuadrës së tij Real Madrid për vitin 2010: "të jetë skuadra më e mirë në botë!" “Real Madridi do të jetë ekipi më i mirë i vitit 2010. Duhet ta kemi energjinë dhe motivimin për të fituar gjithçka që na del përpara” “Tifozët dhe lojtarët po ëndërrojnë Ligën e Kampionëve. Këtë vit finalja mbahet në Santiago Bernabeu dhe është një mundësi e madhe për ne”, ka thënë portugezi. (d.b/BalkanWeb)