Rumania kryeson kete vit e “Hapësirën” ndërparlamentare evropiane
BUKURESHT- Rumania do të marrë gjatë këtij viti presidencën e Konferencës Hapësinore Ndërparlamentare Evropiane (EISC) dhe do të kujdeset për organizimin dhe zhvillimin e takimit të përvitshëm dhe temave të seminareve. Kjo parashikohet sipas një memorandumi të miratuar nga Zyra Kryesuese e Dhomës së Deputetëve gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar. Presidenca e EISC-së aktualisht mbahet nga Britania e Madhe e cila më pas do t'ia dorëzojë atë Rumanisë. (d.b/BalkanWeb)