Tirana “e heshtur” pas festave
TIRANE- Kryeqyteti duket se ka rënë në qetësi pas një “beteje”. Trafik jo i rënduar, askush nuk nxiton, pak qepena të ngritura, emigrantët duke u larguar, kjo është atmosfera në rrugët e Tiranës në ditët e para të vitit të ri. Po ashtu duket se janë shuar edhe zhurmat e fishekjarreve që kanë shoqëruar jetën e kryeqytetasve gjate ditëve të fundvitit dhe në ditët e para të tij. Por siç pohojnë, psikologët njerëzit në ditët e para pas ndërrimit të viteve ndihen paksa të rënë moralisht dhe të pafuqishëm për të filluar aktivitetin e tyre të përditshëm. Sipas tyre, kjo ndodh për faktin se tradita e festimit të kësaj feste me kulmet e saj, i konsumon njerëzit si fizikisht ashtu dhe shpirtërisht. Shumica e njerëzve pothuajse të të gjitha moshave, gjithsesi edhe sot do të vazhdojnë të kyejnë ritualin e pushimeve. Shumë syresh do të vazhdojnë vizitat tradicionale tek njëri-tjetri me dëshirën për të patur një vit sa më të mirë dhe me sa më paqe. Të paktë kanë qënë ata që kanë patur dëshirë të shohin programet artistike të televizioneve të ndryshme. (e.n/ata/BalkanWeb)