Ronaldo: Reali i Madridit nuk ka hequr "dore" nga titulli
Pavaresisht se e ka humbur ndeshjen "El Clasico" me Barcelonen gjate javes se kaluar, Kristiano Ranoldo insiston se Reali i Madridit nuk i ka humbur shpresat per te fituar titullin kampion ne Spanje. Ylli i "The Blancos" beson se skuadra e tij do te arrij te marre te gjitha piket e mundshme deri ne mbyllje te kampionatit dhe shpreson se Espanjoli do te ndalte katalanasit, ne ndeshjen derbi te Premiera Devizion.
"Shpresoj qe Barcelona te ndalet ne ndeshjet e pakta qe kane mbetur", - tha Ronaldo. "Ne kemi besim se Espanjoli eshte nje skuader qe mund te ndale katalanasit. Kemi ende shume shpresa ne kampionat. Do te jete e veshtire por ne nuk do te dorezohemi deri ne fund te kampionatit. Kam shume besim te skuadra dhe them se do t'ia dalim mbane"- vijoi me tej lojtari i kombetares se Portugalise. Barcelona mund te krijonte nje diference prej gjashte pikeve me Realin, ne rast fitoreje ndaj Espanjolit. Reali i Madridit do te prese sot ne mbremje ne Bernabeu ekipin e Valencias, ne nje prej ndeshjeve kryesore te premier Divizionit. Valencia shihet si nje nder pengesat kryesore te ekipit te Realit, per te arritur maksimumin e pikeve deri ne fund te gares.