E Shtunë, 31 Tetor 2026

AUIZNI: Shmangni radhen artificiale, nuk ka vend per panik

Qytetaret ne Tirane te cilet jane ne proces legalizimi, nuk duhet te alarmohen per ecurine e dosjes se legalizimit per banesat e tyre. Drejtor i ALUIZNI-t per Qarkun e Tiranes, tha se te gjitha dosjet do te trajtohen deri ne fund, sipas procedurave transparente dhe s'ka pse qytetaret te shqetesohen per ecurine e dosjes se tyre. Ai e dha kete deklarate per median dje, sidomos per qytetaret ne proces legalizimi, te cileve iu ka dale emri ne shtypin e dites per te vijuar me tej me fazat e ketij procesi, se nuk e kane te domosdoshme te shkojne prane zyrave te ALUIZNI-t. "Kjo pervecse krijon radhe artificiale mund te sherbeje si vater korrupsioni",-tha Berisha. Rasti i disa diteve me pare kur 4 punonjes te Agjencise se Legalizimeve ne Durres u arrestuan, per marrje ryshfeti mbeshtet pikerisht kete ide. Sipas Agim Berishes, Pagesa e legalizimeve tashme kryhet edhe nepermjet bonove te privatizimit deri ne masen 70 %. Rimbursimi i vleres perkatese ne rastet e qytetareve qe kane kryer me pare pagesen ne CASH, pritet te filloje se shpejti me ngritjen e fondit per kete qellim. Sipas te dhenave te muajit mars te ALUIZNI-t per objektet qe jane ne proces legalizimi ne te gjithe vendin, 4.504 kane perfunduar dhe 12.297 jane proces shqyrtimi. Duke filluar qe nga 12 marsi i ketij viti pagesa me bono privatizimi per legalizimin e banesave eshte e vlefshme. Personat duhet t'i drejtohen zyrave postare, ku do te kene dy mundesi zgjedhjeje, pagesen ne CASH ose ne bono privatizimi. Individet te cilet kane kryer pagesen e legalizimit ne leke kane 3 muaj kohe per te dorezuar prane ALUIZNI-t kerkesen, per te perfituar nga pagesa me bono privatizimi. Nderkohe qe pjesa tjeter e qytetareve qe jane ende ne proces, nuk do te kene nevoje t'i drejtohen zyrave te ALUIZNI-t me nje kerkese te tille. Ligji i ri qe aktivizon bonot e privatizimit ne legalizimin e ndertimeve pa leje, ishte nje premtim elektoral i kryeministrit Berisha. Ai sanksionon qe per siperfaqe deri 500 metra katrore, jashte vijes se verdhe, mund te paguhet me bono 70 per qind e detyrimit ndaj Agjencise se legalizimit. Ndersa brenda vijes se verdhe, per siperfaqe deri 300 metra katrore do te paguhet 70 per qind me bono. Per hapesiren nga 300 ne 500 metra katrore shkalla e pageses me letra me vlere eshte 50 per qind. Pagesa me bono privatizimi do te thote perfitim monetar per qytetaret, pasi aktualisht ne tregun e lire, ato mund te blihen per vetem 13 per qind te vleres se tyre. ALUIZNI pret edhe nje udhezim te fundit nga Ministria e Financave per procedurat qe do te ndiqen ne kryerjen e pagesave. Keshtu me te hyre ne fuqi ligji, qytetaret qe ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme, po dorezojne aplikimet per te perfituar nga pagesa me letra me vlere.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›