Skols mban Mancester Junajtid ne gare per titull
Pol Skols, ne nje prej ndeshjeve nder me dramatiket e Premier Lige, realizoi te vetmin gol te ndeshjes ndaj Mancester Sitit, duke i dhene fitoren dhe nje tre-pikesh te cmuar Mancester Junajtid. "Djajte e Kuq" realizuan ne sekondat e fundit te kohes shtese golin e shpreses se madhe, per te fituar titullin kampion ne Premier Lige. Gjate gjithe lojes, Mancester Junajtid beri me shume perpjekje per te gjetur rrugen e rrjetes dhe vetem ne fund te ndeshjes, atehere kur pritej fershellima e fundit e gjyqtarit, Skols realizoi me nje goditje te sakte me koke. Pasi kishte arritur fitoren e deshiruar ne ndeshjen e muajit Shtator, vetem ne gjashte minutat e fundit, me nje gol te shenuar nga ana e Majkell Ouen, si dhe fitores se arritur ne "Carling Cup" me vone me protagonist Uejni Runi, Siti nuk mendohej se do te ndeshkohej per here te trete, nga "Djajte e Kuq". Ne 20 sekondat e fundit te ndeshjes, nje kros i Patrik Evra i dha mundesi Pol Skolsit qe te realizonte golin ne fund, me ane te se cilit "Djajte e Kuq" do te vazhdojne qe te ndjekin ne krye te Premier Liges skuadren e Celsit. Uejni Runi e nisi ndeshjen me Mancester Junajtid, qe nga minuta e pare, por eshte zevendesuar nga Dimitar Berbatov ne pjesen e dyte te ndeshjes.