E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riera në Galatasaray

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 15:05

Gjiganti turk Galatasaray ka transferuar mesfushorin spanjoll Albert Riera në kontratë katërvjeçare nga Olympiakos për 3 milionë euro.

29 vjeçari kishte kaluar në Olympiakos nga Liverpool gjatë verës së vitit të kaluar.

Galatasaray përfundoi në pozitën e tetë sezonin e kaluar dhe klubi nga Stambolli ka bërë përforcime të mëdha gjatë kësaj vere përfshirë mbrojtësin Emmanuel Eboue, portierin Fernando Muslera dhe mesfushorin Felipe Melo.

Afati kalimtar i verës në Turqi mbyllet më 5 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›