E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo bëhet qendërsulmues

Cristiano Ronaldo mund të aktivizohet në rolin e qendërsulmuesit emergjent për Real Madridin në udhëtimin te Levante të dielën në kuadër të La Ligës, pasi Karim Benzema dhe Gonzalo Higuain vuajnë nga problemet muskulore, kanë njoftuar mediet spanjolle të enjten.

Higuain dhe Benzema u dëmtuan gjatë barazimit 2-2 me Borussia Dortmundin të martën në kuadër të Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Asnjëri prej tyre ende nuk e ka të sigurt rikuperimin për duelin e radhës me Levanten andaj e përditshmja sportive spanjolle Marca ka raportuar se trajneri Jose Mourinho është duke menduar aktivizimin e Ronaldos në rolin e qendërsulmuesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›