Assad s’beson në ndërhyrje ushtarake

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, deklaroi se, dyshon që Perëndimi do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri.
Në një intervistë të publikuar në web-faqen në gjuhën arabe të portalit rus të lajmeve Russia Today, Assad paralajmëron se pushtimi eventual i Sirisë do të kushtonte shumë më shtrenjtë seç mund ta përballojë e gjithë bota.
Assad shtoi edhe atë se, vetë ai “duhet të jetojë dhe të vdesë në Siri”.
Nga ana tjetër, Këshilli Kombëtar Sirian ka filluat të enjten riorganizimin e tij në Katar. Këshilli ka zgjedhur një Sekretariat të Përgjithshëm, që përbëhet nga 40 anëtarë, një e treta e të cilëve vijnë nga grupe islamiste, përfshirë të paktën pesë anëtarë që janë anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.