Jintao kërkon luftimin e korrupsionit

Kongresi,i cili mbahet një herë në pesë vite, po mbahet në kohën e rritjes së pakënaqësive në Kinë, për shkak të dyshimeve për rritjen e nivelit të korrupsionit brenda niveleve të larta të elitës politike.
Gjatë kongresit të partisë pritet që zyrtarisht të emërohet gjenerata e re e liderëve më të lartë. Shumë analistë presin që gjatë kongresit zëvendëspresidenti, Xi Jinping, dhe zëvendëskryeministri i parë, Li Keqiang, të avancohen në poste më të larta të partisë. Pritet që Xi të zgjidhet sekretar i përgjithshëm i partisë, para se të marrë postin e presidentit të vendit, në mars të vitit 2013.
Nga ana tjetër, Li pritet që të emërohet për kryeministër kinez.
Në kongres po marrin mbi 2200 delegatë.
Partia Komuniste e Kinës kontrollon plotësisht ekonominë e dytë më të fuqishme në botë.