Ronaldo beson te kualifikimi
Sulmuesi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, tha se ai dhe lojtarët do të japin edhe "jetën" për të arritur në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve. Real Madrid ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve e humbi në Gjermani nga Borusia Dortmund me rezultatin 1-4. Kjo i ka vështirësuar shumë gjërat për kualifikim në finalen e madhe për ekipin e teknikut Murinjo. Megjithatë, superylli i ekipit, Kristiano Ronaldo, beson në kualifikimin e ekipit dhe madje ai dhe kolegët janë gati të japin "jetën" për këtë qëllim. "Kemi shansin dhe duhet ta shfrytëzojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse ekziston një ekip që mund të bëjë kthim të madh, ai është Reali", - tha ai.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)