E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk quhet Champions pa Milanin”

Gjatë një interviste për "Gentside Sport", mesfushori ganez, Kevin Princ Boateng, ka folur për sezonin e tij te Milani, për Championsin dhe për Mario Balotelin: "Te Milani ndihem i lumtur. Nuk është se kam shkëlqyer shumë sivjet, por jam drejt rrugës së duhur. Tani objektivi ynë është të sigurojmë një vend në Champions dhe jam i sigurt se do arrijmë t'ia dalim mbanë. Pastaj pa Milanin ky kompeticion nuk mund të quhet Champions". Në përfundim Boateng flet edhe për mikun e tij Balotelin: "Mario është i çmendur. Ai është një djalë I jashtëzakonshëm, të cilin e adhuroj. Ju siguroj se shumë shpejt ai do ta fitojë 'Topin e Artë', pasi epoka e të tjerëve po mbaron".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›