E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, drejt riaftesimit te plote

Portugezi, Kristiano Ronaldo, i cili eshte perqendruar per te fituar ndeshjen e radhes, ndaj kombetares sone, vazhdon me disa seanca riaftesuese, per t'u rikthyer sa me shpejt ne forme. Ai po ben pergatitje ekstra dhe stafi mjekesor me ecurine e diteve te fundit, konfirmon se rikthimi i lojtarit me te mire ne bote eshte i sigurt, madje ai te shtunen para ndeshjes do te jete ne gjendje optimale. Portugalia ndodhet aktualisht gjashte pike pas Danimarkes dhe Hungarise, qe kryesojne grupin e pare, por me nje ndeshje me pak dhe nuk ka luajtur ende perballe tyre. "Nese fitojme ne Shqiperi, jemi ne boteror", - paralajmeroi Kristiano Ronaldo dhe shpreson se do te riaftesohet plotesisht, per te ndihmuar Portugaline, qe te fitoje ne "Qemal Stafa", ndaj kombetares shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›