E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo fiton çmimin “FIFA World plyer 2008”

Autori i Lajmit: red.
Vetёbesimi i yllit tё Mançester United, Kristiano Ronaldos, i cili fitoi çmimin e Lojtarit mё tё Mirё tё Vitit nga FIFA, nuk ka kufi. “Daily Mail” thotë se mё herët gjatё këtij sezoni, nga Ronaldo, Rio Ferdinand dhe Anderson, ёshtё kërkuar tё nominojnё lojtarin mё tё madh tё tё gjitha kohërave. Ferdinand ka zgjedhur Diego Maradonёn, dhe po kёtё zgjedhje e ka bёrё edhe Anderson, duke votuar pёr argjentinasin para bashkёkombasit tё tij, legjendës braziliane Pele. Por, Ronaldo kishte pasur diçka tjetër nё mendje. Ai ka zgjedhur veten para tё gjithёve.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›