E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu pa trajner, jep dorëheqjen Renato Rrapo

Autori i Lajmit: red.
Ekipi i futbollit “Skënderbeu” mbetet pa drejtues teknik, pas dorëheqjes së trajnerit Renato Rrapo, i cili kaloi në detyrën e inspektorit të sportit pranë këtij ekipi. Kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, në cilësinë e presidentit të klubit të futbollit “Skënderbeu”, bëri të ditur se po shqyrtohen disa kandidatura për postin e trajnerit të Skënderbeut, por është ende herët të deklarohet se cili do të jetë ai teknik që do të drejtojë ecurinë e ekipit korçar në fazën tjetër të kampionatit të futbollit për të rikthyer pas një viti Skënderbeun sërish në Superligë. Në mungesë të trajnerit Renato Rrapo, ekipi korçar e ka kryer sot stërvitjen nën drejtimin e sekretarit të klubit të futbollit Skënderbeu, Gjergji Ballço, dhe zëvendëstrajnerit Nikolin Çoçlli.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›