E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS per 18 shkurtin proteste tek Deshmoret e Kombit

Opozita do te protestoje te premten e kesaj jave ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Nenkryetari i grupit socialist Arben Ahmeti deklaroi se opozita do te protestoje kunder asaj qe ata konsiderojne si vjedhja e fundit e qeverise ne prag te largimit, ajo e privatizimit te 1280 aseteve publike te paralajmeruar nga qeveria.

"1280 pasuri të shqiptarëve ka vendosur të plaçkisë Sali Berisha në prag të largimit të tij.1280 pasuri të shqiptarëve që vlejnë qindra miliona euro ka vendosur të plaçkisë kreu i regjimit të kusarëve e matrapazëve në vetëm dy muaj, tani që e ndjen se regjimit të tij po i afron fundi.Prandaj, të premten në 18 shkurt shqiptarët do të demonstrojnë kundër këtij regjimi me bllok në dorë që sot nuk qeveris më për shqiptarët, por vetëm për familjen dhe oborrin e Sali Berishës", deklaroi Arben Ahmetaj, deputet i PS.

Socialistet akuzuan qeverine per varferimin te shqiptareve dhe sipas tyre, per 1 milione te papune. "Në një kohë që mbi 500 mijë shqiptarë jetojnë nën pragun e varfërisë dhe 1 milion të tjerë janë të papunë, Sali Berisha ka vendosur t’i varfërojë ata dhe më tej duket plaçkitur pasurisë e fundit publike që i kanë mbetur këtij populli", vijoi Ahmetaj. Ne 18 shkurt deklaroi deputeti socialist, do te protestohet me vendosmeri por paqesisht per nje zgjidhje te re per shqiptaret.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›