Rusia vazhdon furnizimin e Sirisë me armatim
Rusia nuk e ka ndërmend që të kufizojë bashkëpunimin ushtarak me Sirinë, me gjithë thirrjet e Perëndimit që të ndalojë së furnizuari me armë regjimin e Bashar al Assadit.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Anatoly Antonov, tha se Rusia do t’i bindet kontratave ekzistuese që t’i shesë Sirisë armë, pavarësisht aksionit njëvjeçar të Assadit ndaj opozitës, në të cilin janë vrarë mbi 8 mijë persona.
“Rusia ka bashkëpunim të mirë dhe të fuqishëm ushtarak e teknik me Sirinë dhe nuk sheh ndonjë arsye pse të rishqyrtojë këtë gjë”, ka thënë Antonov.
Rusia e ka mbrojtur Sirinë, aleatin e vetëm në botën arabe nga sanksionet e OKB-së, si reagim ndaj aksioneve vdekjeprurëse të Assadit.