Ronaldo kërkon hakmarrje ndaj Barçës

Kristiano Ronaldo, i cili të mërkurën shpërdoroi një penallti në ndeshjen e mbyllur në barazim midis Barcelonës e Mancester Junaitid (0-0) premton hakmarrje në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, duke i mohuar një gol të cmuar në transfertë skuadrës së Aleks Fergusonit në "Nou Kamp" të Barcelonës. Ronaldo këmbëngul: "Unë e di se unë do të shënoj në ndeshjen e kthimit në Mancester të martën e ardhshme. Unë nuk e ndryshova stilin tim për të marrë penallti. Unë shënova në atë kënd të portës përpara këtij sezoni. Por, unë nuk kuptoj se përse gjyqtari nuk na dha ne nëj penallti të dytë kur unë u rrëzova më vonë në pjesën e parë. Ne mbrojtëm shumë mirë dhe 0-0 në transfertë është një rezultat të mirë. Ne e dimë se do të fitojmë kualifikimin dhe në ‘Old Traford' dhe unë e parashikoj atë". Trajneri Ferguson përgëzoi lojtarët e tij për mënyrën sesi e përballuan presionin e Barcës përballë 98 mijë fansave. Skocezi tha: "Unë jam i lumtur që nuk pësuam gol. Ishte një performancë profesionale dhe unë shpresoj se humbja e penalltisë nuk ishe decizive. Ndeshja tani luhet në ‘Old Traford' dhe unë jam i bindur se në do të kalojmë".
I dhjeti më i keq
Kristiano Ronaldo fitoi një vend në "Pemën e artë të gabimeve", pas gjuajtjes së gabuar të penalltisë gjatë ndeshjes Barcelona-Mancester Junaitid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Për tabloidin anglez "The Mirror", penalltia e dështuar nga ana e portugezit renditet midis dhjetë më të këqiave të historisë. Gazeta angleze publikoi një video në internet me "gabimet horror" të kampionëve nga pika e bardhë. Në vend të parë renditet francezi Robert Pires në ndeshjen Arsenal-Mancester Siti. Në vend të dytë renditet Peter Devine i Lancastër Sitit. Gabimi i tretë i madh i takon Roberto Baxhos në finalen e Botërorit 1994 kundër Brazilit.
Katër "Daily" gjykojne Ronaldon
"Daily Ekspres"
Kristiano Ronaldo, ishte për një herë të vetme, më i keqi i Mancester Junaitid, duke humbur një rast të madh për të dërmuar Barcelonën në "Nou Kamp".
"Daily Mail"
Kristiano Ronaldo shpërdoroi një rast të artë për të udhëhequr Mancester Junaitid drejt një vendi në finalen e Ligës së Kampioneve kur ai humbi penalltinë.
"Daily Mirror"
Kristiano Ronaldo humbi një shans të mrekullueshëm për t'i dhuruar Mancester Junaitd një vend në finale kur ai gaboi rëndë nga pika e bardhë në Barcelonë.
"The Daily Telegraph"
Një penallti e parealizuar nga Kristiano Ronaldo i mohoi Mancester Junaitid shansin për një fitore të famshme në "Nou Kamp" të mërkurën në mbrëmje.