E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksavi: “Kristiano, eja të Barcelona!”

Mesfushori i Barcelonë, Ksavi, i bëri thirrje Kristiano Ronaldos duke e ftuar atë të luajë në kampionatin spanjoll. "Mund të jesh një lojtar më i mirë në Spanjë". Ndërkombëtari spanjoll beson se anësori i Mancester Junaitid ka një tendencë të komplikojë gjërat kohë pas kohe dhe mund të jetë në kufijtë e një arrogance, por pranon se ai personalisht është një admirues i madh i yllit portugez. Ksavi pohoi se Ronaldo e pati shumë të lehtë në Angli, pasi atij iu dha më shumë kohë dhe hapësirë për të treguar talentin e tij dhe ndjen se një test real për aftësitë e tij mund të ofrohej në një kampionat pa kompromis sic është Primera Division në Spanjë. "Ronaldo shënon gola, driblon, ka një mentalitet fituesi, por ai komplikon ndonjëherë gjërat", - tha Ksavi për "Daily Express". "Ai e ndjen veten superior mbi cdo njeri, dhe ai përpiqet të bëjë gjëra që nuk janë të nevojshme. Ai mund të bëhet një lojtar më i mirë, nëse ai do të ishte këtu (në Spanjë), duke luajtur me në. Unë dëshiroj që ai të bashkohet me ne. Unë mendoj se së bashku me Lionel Mesin, Ronaldo është lojtari më i mirë në botë". Ksavi flet edhe Fernando Torres. "Ai është lojtari më i mirë në Angli"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›