Ronaldo krahasohet me Bettyn e shëmtuar!

Deklarata e Cristiano Ronaldos se disa persona janë xhelozë për të sepse është i pasur, i bukur dhe lojtar i shkëlqyeshëm, ka nxitur reagime të shumta.
Portali Talksport ka shkuar aq larg sa ka botuar disa fotografi të Ronaldos të vitit 2003, duke e krahasuar me Bettyn e shëmtuar.
“Shikoni fotot e Ronaldos të vitit 2003 dhe paraqitjen e tij të natyrshme, para nënshkrimit të kontratës me Manchester Unitedin? Na vjen keq Ronny, dukesh sikur Betty e shëmtuar” shkruan Talksport.