E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubio: Kupa apo kampionati? I duam të dyja

 Nga ERJON SALIU

Himara dhe Pogradeci nuk duhen vlerësuar nga emri. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, që duhen fituar, pavarësisht kompeticione të ndryshme

Fitorja me Kastriotin për kampionat javën që shkoi natyrisht që e gëzoi pa masë trajnerin spanjoll të Tiranës, Hulian Rubio Sançez. Në Krujë e ka bindur loja e skuadrës që drejton dhe lufta sportive që djemtë e tij treguan gjatë gjithë përballjes. Në prag të ndeshjes me Himarën, e vlefshme për turin e parë eliminator të Kupës së Shqipërisë, spanjolli e ka vlerësuar kundërshtarin, pavarësisht se në çfarë kategorie është.

Sipas një prononcimi që ka dhënë Rubio dje për Sportin shqiptar, Tirana e këtij sezoni duhet ti vlerësojë të gjitha ndeshjet maksimalisht, në kupë dhe kampionat, sepse synon që ti fitojë të dy trofetë: I pashë mangësitë që kemi shfaqur në dy ndeshjet e para të kampionatit me Teutën dhe Kastriotin, por jo shumë. Duhet bërë akoma më shumë punë, sepse të gjithë kanë nevojë që të përmirësohen.

Kemi pasur probleme para se të fillonte kampionati, sepse na u larguan 4-5 lojtarë, që unë i konsideroja pjesë të rëndësishme të këtij grupi. Megjithatë, edhe me këtë grup ne do të synojmë ti përmbushim objektivat që kemi. Pas Kastriotit, kemi filluar të mendojmë seriozisht për dy ndeshjet e radhës me Himarën për kupë dhe Pogradecin në kampionat, ku synimi kryesor është që të luajmë mirë për të marrë rezultate pozitive, – u shpreh trajneri Rubio.

Himara Ndeshja me Himarën konsiderohet shumë e rëndësishme për ne. Kupa është një ndër objektivat kryesorë që ne kemi dhe, pavarësisht se kundër kujt kundërshtari luajmë, për mua nuk ka ndeshje të lehta dhe të forta. Këtë mundohem që tua injektoj edhe lojtarëve. Mua më pëlqen më shumë kampionati, sepse ka vazhdueshmëri. Gjithsesi, çdo tur i kupës ka rëndësinë e vet, duhet të mendosh gjithmonë që janë dy ndeshjet e fundit.

Formacioni Ndryshe nga ish-trajnerët e tjerë, që në të tilla ndeshje të kupës, kur kanë kundërshtarë modestë përballë u japin hapësira futbollistëve të stolit, Rubio e vlerëson shumë përballjen e sotme. Ai e thotë hapur se nuk ka ndër mend që të bëjë eksperimente. Për mua nuk ka asnjëherë eksperimente. Nuk besoj te rotacionet, sepse kam eksperienca të hidhura. Kështu që në çdo ndeshje unë aktivizoj formacionin titullar, pra lojtarët që kanë formën më të mirë sportive.

Pogradeci Pas ndeshjes së kupës me himariotët, në fundjavë Tirana do të ketë një tjetër test të rëndësishëm për kampionat me Pogradecin. Rubio thotë se kjo përballje vlen vetëm tri pikë për atë dhe Tiranën.Unë premtoj shumë punë, ndërsa lojës së bukur nuk i dite, sepse kundërshtari është prezent në fushë. Por ekzistojnë edhe momente jo të mira.

Të vetmet që bëjnë futboll të bukur në çdo ndeshje janë vetëm dy ekipe në botë, Barcelona dhe Mançester Junajtid. Kurse pjesa tjetër varet nga gjendja. Reali i Madridit ka një skuadër shumë të fortë, të gjithë i tremben, por nuk zhvillon ndonjë lojë të bukur. Ne gjatë gjithë javës përgatitemi për ndeshjen e radhës.

Do të bëjmë çështë e mundur që ta fitojmë takimin me Pogradecin, – tha ndër të tjera gjatë prononcimit të tij trajneri spanjoll i bardhebluve Hulian Rubio Sançez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›