E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Askush nuk influencon ne punen time

Aranit Muraci

Trajneri i kombetares shqiptare, sqaroi pas miqesores me Estonin se eshte ai qe vendos per formacionin dhe nuk influencon askush ndaj vendimeve te tij. "Jam nje trajner profesionist dhe nuk dua te flas ne lidhje me komentet, per ndonje tjeter qe mund te influencoje ne punen time", - theksoi Josip Kuzhe. "Kam marre persiper nje detyre te rendesishme per te kryer dhe jam i kenaqur me ecurine e deritanishme. Jam duke ndertuar ekipin e ri, per eliminatoret e radhes dhe jam ende ne fillimet e punes sime", - theksoi trajneri i kombetares sone. Ish-mbrojtesi dhe kapiteni i kombetares shqiptare, Rudi Vata, deklaroi nje dite me pare se vendimet e trajnerin kroat, ashtu si edhe paraardhesve te tij, influencohen nga FSHF-ja. Por nje gje e tille hidhet poshte nga kroati, qe e cileson veten profesionist te vertetuar dhe si i tille, ka marre persiper kete detyre per te drejtuar kuqezinjte, ne ndeshjet "Euro 2012". Josip Kuzhe, pas testit te pare me Estonin, deklaroi se ka mbetur i kenaqur me paraqitjen e disa lojtareve dhe vecoi Bakajn e Dinamos, si kandidat per fanellen kuqezi. Per rezultatin perfundimtar edhe per lojen qe u zhvillua ne pjesen me te madhe te ndeshjes me Estonin misioni, sipas Kuzhe eshte kryer. "Ndeshja miqesore me Estonin perfundoi ne menyre te suksesshme. Morem nje barazim, duke mos lejuar kundershtarin qe te shenonte ne porten tone. Gjate ndeshjes i kam kushtuar me shume rendesi repartit te mbrojtjes, - theksoi Josip Kuzhe - mund edhe te kishim sulmuar me shume ne pjesen e dyte, per te shenuar golin e fitores, por me interesonte me shume qe te testoja lojtaret dhe reparte te vecanta ne kete ndeshje. Ndaj Estonise, kombetarja vertetoi se ka lojtare te mire ne mbrojtje dhe do te perpiqemi qe te konsolidohemi ne muajt e radhes". Cana dhe Curri, apo Duro jane lojtare me cilesi dhe qe konsiderohen boshti i ekipit te ri. Kuzhe konfirmoi portier te pare Beqajn dhe portier te dyte Ujkanin. Trajneri kroat po i merr repartet nje e nga nje, derisa t;i konsideroje te kompletuara dhe ekipin solid, para se te konkurroje ne edicionin e radhes. Sipas kroatit te kuqezinjve, ne punen e tij te metejshme, do te nise te vezhgoje lojtare te tjere, brenda dhe jashte vendit, deri sa te kompletohet skuadra, qe do te konkurroje ne "Euro 2012". - "Ekipi ka nevoje per lojtare te tjere. Do te vezhgojme cdo lojtar qe premton ne te ardhmen. Ndeshjet e ardhshme miqesore do te sherbejne per te ndertuar skuadren e ardhshme", - perfundon Josip Kuzhe. Kroati i pankines shqiptare vleresoi pas kthimit ne Tirane, se ka disa lojtare shqiptare cilesore, te cilet do t'i sherbejne ne misionin qe ka marre per te rinovuar dhe ndertuar skuadren e re. Pas disa muajve, ne radhet e kuqezinjve pritet qe te perfshihen disa emra te rinj, per te cilet Kuzhe tha se do te testohen vazhdimisht, derisa te merren vendimet e duhura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›