Ronaldo, më i paguari në botë

(www.albania-sport.com) – Kristiano Ronaldo është lojtari që fiton më shumë në botën e futbollit. Agjencia portugeze e marketingut “Futebol Finance” publikoi listën e 50 lojtarëve më të paguar në botë gjatë këtij sezoni futbollistik.
Ylli i Realit të Madridit, Ronaldo, i cili u transferua nga Mançester Junaitid për një shumë rekord prej 80 milionë sterlinash, është në majën e listës përsa i përket pagesës bazë që për të shkon në 11.3 milionë sterlina apo rreth 13 milionë euro. Kjo shumë, e cila përkthehet në 217 mijë sterlina në javë, është llogaritur pa bonuset dhe të ardhura që futen në “xhepin” e Ronaldos nga shërbimet jashtë futbollit të luajtur.
Zlatan Ibrahimoviç, i cili u transferuar në Spanjë gjartë verës së kaluar, është i dyti me 10.4 milionë sterlina, i ndjekur nga shoku i tij ekipit, Lionel Mesi (9.1 milionë sterlina) dhe ish-sulmuesi i Barçës, Samuel Eto’o (9.1 milionë sterlina).
Emanuel Adebajor (7.4 milionë sterlina) dhe Karlos Tevez (7 milionë sterlina) janë dhe dy lojtarët që fitojnë më shumë në Premier Ligë pas transferimit të tyre te klubi më i pasur në botë, Mançester Siti.
Në tetë lojtarët më të paguar në botë, vetëm Lionel Mesi nuk ndryshoi klub vitin e kaluar.
Në Top-10 janë dhe yjet anglezë Xhon Terri, Frank Lampard dhe Stiv Xherard.
Barcelona paguan më shumë lojtarët se çdo klub tjetër në renditjen e 50-të më të paguarve në botë, duke kaluar madje dhe Realin e Madridit. Por nga 281.9 milionë sterlina që marrin Top-50 lojtarët, Premier Liga zë pjesën e luanit me 111.4 milionë sterlina.
Vitin e kaluar një vëzhgim i bërë nga “France Football” vlerësoi David Bekhamin si futbollistin që fitonte më shumë në botë, duke futur këtu edhe të ardhurat jashtë fushës së futbollit e që shkonin në 32.4 milionë sterlian në vit.
50 futbollistët më të paguar në botë
1 Cristiano Ronaldo (Real Madrid, £11.3million)
2 Zlatan Ibrahimovic (Barcelona, £10.4million)
3 Lionel Messi (Barcelona, £9.1million)
4 Samuel Eto'o (Internazionale, £9.1million)
5 Kaka (Real Madrid, £8.7million)
6 Emmanuel Adebayor (Manchester City, £7.4million)
7 Karim Benzema (Real Madrid, £7.4million)
8 Carlos Tevez (Manchester City, £7million)
9 John Terry (Chelsea, £6.5million)
10 Frank Lampard (Chelsea, £6.5million)
11 Thierry Henry (Barcelona, £6.5million)
12 Xavi (Barcelona, £6.5million)
13 Ronaldinho (AC Milan, £6.5million)
14 Steven Gerrard (Liverpool, £6.5million)
15 Daniel Alves (Barcelona, £6.1million)
16 Michael Ballack (Chelsea, £5.6million)
17 Raul (Real Madrid, £5.6million)
18 Rio Ferdinand (Manchester United, £5.6million)
19 Kolo Toure (Manchester City, £5.6million)
20 Wayne Rooney (Manchester United, £5.2million)
21 Robinho (Manchester City, £5.2million)
22 Iker Casillas (Real Madrid, £5.2million)
23 Victor Valdez (Barcelona, £5.2million)
24 Frederic Kanoute (Sevilla, £5.2million)
25 Deco (Chelsea, £5.2million)
26 Didier Drogba (Chelsea, £4.8million)
27 Gianluigi Buffon (Juventus, £4.8million)
28 Francesco Totti (Roma, £4.8million)
29 Luca Toni (Roma, £4.8million)
30 David Villa (Valencia, £4.8million)
31 Arjen Robben (Bayern Munich, £4.8million)
32 Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich, £4.8million)
33 Ashley Cole (Chelsea, £4.8million)
34 Fernando Torres (Liverpool, £4.8million)
35 Gareth Barry (Manchester City, £4.8million)
36 Patrick Vieira (Internazionale, £4.8million)
37 Charles Puyol (Barcelona, £4.3million)
38 Andres Iniesta (Barcelona, £4.3million)
39 Sergio Aguero (Atletico Madrid, £4.3million)
40 Andreas Pirlo (AC Milan, £4.3million)
41 Willy Sagnol (Bayern Munich, £4.3million)
42 Frank Ribery (Bayern Munich, £4.3million)
43 David Beckham (AC Milan, £4.3million)
44 Wayne Bridge (Manchester City, £4.3million)
45 Lassana Diarra (Real Madrid, £4.3million)
46 Dimitar Berbatov (Manchester United £4.1million)
47 Andrei Arshavin (Arsenal, £4.1million)
48 Nicolas Anelka (Chelsea, £4.1million)
49 Ryan Giggs (Manchester United £4.1million)
50 Alessandro Del Piero (Juventus, £4.1million)
Burimi: Albania-sport.com
E Marte, 16 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili