E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumenige: “Fiorentina nuk është si një copë keku”

(ALBANIA SPORT) – Bajerni nuk është i lumtur edhe pse ka arritur një seri prej ndeshjesh të fituara në prag të përplasjes së Ligës së Kampioneve kundër Fiorentinës në një të tetat e kompeticionit. Gjithsesi, trajneri Luis van Gal dhe disa nga lojtarët e tij nuk janë plotësisht të kënaqur përpara sfidës me Fiorentinën luftarake. Bajerni mundi 3-1 Borusian e Dortmundit në fundjavë, duke qenë vetëm një gol larg liderit të Bundesligës gjermane, Bajer Leverkuzen në renditje, por skuadra u ekspozua keq në shumë raste gjatë ndeshjes. “Ne kemi nevojë për më shumë rregul në lojën tonë”, - tha Van Gal në prag të ndeshjes së parë.

“Ne nuk dëshirojmë të luajmë në mbrojtje, por ne nuk duhet të lejojmë ato lloj gabimesh që në bëmë në ndeshjen e fundit. Është shumë e rëndësishme të mos lejojmë gol në shtëpi”.

Portieri i Bajernit, Joerg But, shtoi: “Jemi duke shfrytëzuar shanset tona në sulm, por në prapavijë lejojmë shumë”. Paraqitjet e pëqlqyeshme të portierit 35-vjeçar i dhanë atij një zgjatje prenj një viti në kontatë për sezonin e ri.

“Ne nuk mund të besojmë gjithmonë të aftësia e Joergut”, - tha sulmuesi Mario Gomez. Mbrojtësi Filip Lahm është i një mëndje. “Ne po u lejojmë të tjerëve shumë shanse në vijën e mbrojtjes, në Ligën e Kampioneve ju mund të ndëshkoheni pë këtë”, - tha Lahm.

Gjatë konferencës për shtyp, holandezi deklaroi: “Për fat të mirë nuk kemi dëmtime dhe skuadra është në formë. Fiorentina? Ndoqa ndeshjen e tyre kundër Romës, luajtën mirë, por nuk arritën të shënonin. Ata po përjetojnë të njëjtën situatë si Bajerni në fillim të sezonit: jam i bindur se edhe italianëve mund t’u mjaftojë një ndeshje e mirë për të ndryshuar ecurinë.

"Fiorentina është një kundërshtar i vështirë, mbi të gjitha në Ligën e Kampioneve. Shpresoj që të fitojmë me rezultatin 1-0. Jam i informuar se kundërshtarëve tanë u mungojnë lojtarë të rëndësishëm, si Adrian Mutu, por ndeshja fitohet nga skuadra dhe jo nga individët. Edhe Bajerni pa Riberinë dhe Roben ka arritur të fitojë shumë takime. Na presin dy ndeshje mjaft të vështira dhe çdo gabim mund të na kushtojë shtrenjtë. Megjithatë, do të japim maksimumin që të kualifikohemi në çerekfinale”.

Mbrojtja e Bajernit mund të jetë e qullët, por Arjen Roben dhe Frank Riberi shfaqen të aftë të thyejnë çdo mbrojtjes kundërshtare me inkursionet e tyre në anësore. “Që të dy janë lojtarë të klasit botëror”, - tha Gomez për anësorët.

Van Gal beson se të dy yjet mund të ndihmojnë shumë edhe në mbrojtje. “Janë duke laujtur gjithmonë e më mirë, ata kanë filluar të bëjnë edhe ca punë mbrojtëse gjithashtu”, - tha Van Gal. Ndeshja e fundit e Fiorentinës në Munih përfundoi me një humbje 3-0 në vitin 2008, por presidenti Karl-Hainc Rumenige kërkoi që Fiorentina të mos nënvlerësohet.

“Mund të kualifikohemi në çerekfinale, por kjo do të ndodhë vetëm nëse nuk e nënvlerësojmë Fiorentinën dhe nuk gënjehemi nga klasifikimi i tyre në kampionat. Ne kemi do të një zgjim zhgënjyes nëse do të mendojmë se ndeshia do të jetë si një copë keku” .

Në fakt, Fiorentina ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat, duke rënë në vendin e 11-të në Serinë A, dhe trajneri Sezare Prandeli do të jetë pa Alesandro Gamberinin pasi qendërmbrojtësi nxorri shpatullën gjatë ndeshjes së humbur 2-0 me Sampdorian në fundjavë.


Burimi: Albania-sport.com
E Marte, 16 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›