De Biazi: Gabimet falen, fajësinë e vendos gjykata
Trajneri kombëtares flet për Sporti Shqiptar duke komentuar pak edhe për kombëtaren: Dua mbështetje nga të gjithë, e ndjej veten më se shumë se shqiptar
Xhani De Biazi ka folur për mediat italiane, por natyrisht kur bëhet fjalë për trajnerin e skuadrës tonë përfaqësuese interesi në Shqipëri është akoma më i madh. Zëri i tij është i qetë, fjalët e deklaruara shumë të qarta dhe mendimi shumë rigoroz. E kuptoj dëshirën tuaj për të biseduar me mua, e keni fjalën për atë që kam thënë në La Gazzeta Dello Sport? Nuk ka problem mund të më pyesni për çfarë të doni, jam gati tju përgjigjem edhe juve.
Mister në gazetën italiane keni deklaruar Nuk i gjykoj, por është e turpshme. Nuk ju duket një deklaratë pak kontradiktore?
Absolutisht jo. Nuk i gjykoj këta futbollistë për shumë arsye, por veprimi është i turpshëm. Pra e turpshme është gjithçka po ndodh në futbollin italian
Ti marrim me radhë, përse nuk i gjykoni?
Dëgjo, unë i kam pasur futbollistë, kur ata kanë qenë në moshën 20-21 vjeçare. Kanë qenë shumë të rinj dhe të gjithë u bënë futbollistë, të cilët kanë dhënë kontribut edhe në Kombëtare.
Mauri ka luajtur me skuadrën azzurre, Skuli ka qenë lojtar bazë i Xhenoa-s, më pas i Lacios dhe po kështu Milaneto. Pra kanë qenë futbollistë të mrekullueshëm. Rrugës pra në profesionin tim si trajner) jam takuar sërish me ta, por gjithmonë marrëdhëniet tona kanë qenë të shumë korrekte
Fjalia e turpshme?
Eshtë në total të asaj që ka ndodhur. Pra fenomeni është vërtet i turpshëm
E nëse kanë trukuar ndeshjet?
Nuk i hyj këtij momenti. Nëse dikush ka gabuar duhet të rikuperojë veten. Ata kanë qenë të rinj dhe nëse kanë bërë veprime të tilla natyrisht që do ndëshkohen, por kujdes, janë ende nën hetim. Për mua deri sa të vendosë gjykata ata quhen të pafajshëm, pasi është vetëm gjykata ajo që jep vendime, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë
Domethënë?
Domethënë që një njeri mund të gabojë, dhe duhet të vuajë dënimin, por jo përjetësisht, të gjithë jemi njerëz dhe mund të gabojmë, por e ritheksoj, për të quajtur një njeri të fajshëm duhet vendimi gjykatës.
Dy fjalë për kombëtaren shqiptare?
Një impakt i jashtëzakonshëm, dy fitore, të cilat shpresoj të vazhdojnë edhe në zyrtaren kundër Qipros
Në Shqipëri keni fituar zemrat e tifozerisë sa e ndenji këtë fakt?
Nuk e di, por di se më duket vetja më shqiptar se vetë shqiptarët. Kur vij në Shqipëri më duket vetja njëlloj si në shtëpinë time. E ndjej veten mjaft mire dhe me pëlqen edhe mikpritja juaj
Kundër Moldavisë në miqësore?
Të ruajmë ritmin dhe të kërkojmë tjetër fitore. Çdo skuadër në fushë hyn për të fituar ndeshjen, kështu do bëjmë edhe ne
Kundër Qipros?
Këtu duhet parë mirë. Sërish fitore, por edhe ndihmë
Nga kush?
Nga mediat në radhë të parë. E kuptoj që jemi një dhe kemi bërë punë të mirë, por më shumë kundër Qipros. Mbështetje nga të gjithë ata që e duan kombëtaren dhe nga të gjithë që ndjejnë për të. Kam dëgjuar për tifozerinë shqiptare, e cila është shumë zjarrtë dhe pikërisht këtë kërkoj prej sa. Në fund shpresoj dhe besoj se edhe grupin e futbollistëve do e kem të plotë për ndeshjen e shtatorit kundër Qipros.
De Biazi: Nuk gjykoj, por rasti është i turpshëm
Trajneri i kombëtares shqiptare flet në La Gazzeta Dello Sport për rastin tre futbollistëve të Modenës që i ka trajnuar vetë, Skuli, Milaneto dhe Mauri
Italia në shok. Janë shumë futbollistë të hetuar për ndeshjet e trukuara e çdo ditë dalin emra të rinj. Një artikull butuar nga më e madhja italiane La Gazzetta dello Sport tre futbollistë e pikërisht Milanetto, Skuli dhe Mauri janë hetuar për ngjarjet e vitit 2003, kur luanin me Modenën. Në atë kohë ish një skuadër modeste, e cila kish mbërritur me prepotencë nga Seria C në B dhe po atë vit do siguronte edhe serinë A. Bëhet fjalë për një ndeshje Lazio-Modena, ku tre të sipër përmendurit mendohet se kanë trukuar ndeshjen.
Në hije edhe një emër tjetër. Zamparini, edhe ai nën hetim, e po kështu edhe Andra Marasko, që është hetuar që në sezonin 2003-2004. Në stol ka qenë as më shumë e as më pak, por trajneri, i cili drejton aktualisht skuadrën tonë kombëtare, Xhani De Biazi. Në një moment të vështirë për futbollistët e përfshirë në trukimet e ndeshjeve në Itali, është po ai, ai i 10 viteve më parë, Xhani De Biazi, i cili në këto momente ndodhet pranë tyre. Jam shumë i dëshpëruar.
Nuk jam ende në gjendje të them nëse ata janë kundër ligjit dhe çfarë kanë bërë. Në jetë gjithkush mund të gabojë, por një episod nuk mund të fshijë gjithçka të mirë që kanë bërë. Personalisht më kanë dhënë shumë gjëra të mira si futbollistë, por edhe si njerëz. Megjithatë më duhet të them se është shumë e turpshme se si dikush ka kërkuar të përlyejë këtë sport kaq të bukur.
Dëshira për të luajtur futboll lind që kur je fëmijë, dhe ti futësh ata në këtë skandal do të thotë ti largosh që në momentin kur ata janë të mitur e po kështu të gjithë ne. E turpshme