E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi e bën diferencën

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez mendon se shoku i skuadrës, Lionel Messi mund ta vendosë i vetëm një ndeshje. Ylli argjentinas ka qenë shpesh vendimtar në fitoret e Barcelonës në duelet me Real Madridin, por edhe me skuadrat tjera.

“Leo mund ta bëjë gjithmonë diferencën. Ai zakonisht është lojtar vendimtar dhe ka dëshirë të luajë në ndeshje të mëdha”, theksoi mesfushori spanjoll për ueb faqen zyrtare të klubit.

Për dallim nga Cristiano Ronaldo, i cili është kandidat për epitetin e futbollistit më të mirë në botë, Messi ka qenë gjithmonë vendimtar në lojërat e mëdha. Sido që të jetë, përfaqësuesi spanjoll është kundër kritikave të cilat i ka marrë ylli portugez kohëve të fundit.

“Sulmuesit duhet të kenë vazhdimësi të shënimeve, por nganjëherë ata ndalen. Është diçka që sulmuesit duhet ta bëjnë, posaçërisht të shënojnë gola”, shtoi kampioni i botës me Spanjën.

Xavi po ashtu e lavdëroi edhe partnerin e mesfushës Sergio Busquets, duke thënë se produkti i të rinjve tek Barça po jep kontribut të madh në ekipin e Pep Guardiolas. “Ai ka mundur të ishte në formacionin e vitit. Sergio është lojtar i shkëlqyeshëm dhe bën gabime shumë rrallë, si në fazën ofanzive ashtu edhe në atë defanzive. Ai na jep neve balancë dhe është çelës i sistemit tonë”, përfundoi Xavi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›