Ronaldo, pas operacionit tre muaj pushim
Zakonisht këto lajme komentohen duke i atribuar zhgënjim klubit përkatës. Por, në këtë rast, kush është ai që vë duart në kokë, Manchester United apo Real Madrid?
Cristiano Ronaldo, sidoqoftë do të qëndrojë pushim të paktën për 3 muaj, pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka bërë në kavilje.
"Mund të konfirmoj lajmin që do të rri jashtë fushës për12 javë. Duhet të përqëndrohen për rikuperimin tim shëndetësor”- tha kampioni portugez.
Ai ka sqaruar më tej se do të vazhdojë të stërvitet me topin jo pa kaluar 60 ditë.
“E dini çfarë kam thënë, çfarë dua dhe çfarë do të më pëlqente të bëja. Jam plotësisht dakord me presidentin Blatter”- tha ai.
Më tej ai ka treguar se për momentin duhet të presë e të shohë, por ende nuk di se ku do ta filloj sezonin, duke pranuar se në këtë kohë vetëm do të mëneoj për shëndetin dhe ka kohë deri në një vendim që duhet të marrë.