E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, presidencialet "përmbyten" nga votuesit

Presidenti aktual i Iranit, Ahmadinexhat,
dhe kundërshtari
i tij kryesor i moderuar,
deri në orët e fundit të votimeve,
kanë pretenduar kryesimin
në zgjedhjet e djeshme. Në
fakt, e veçanta e tyre ka qenë
pjesëmarrja e jashtëzakonshme
e njerëzve në votime. Miliona
e miliona vetë kanë shkuar për
të hedhur votën, madje kjo ka
bërë që votimet, me dekret të
posaçëm, të shtyheshin edhe për
katër orë, përpos orarit zyrtar,
për të lejuar një numër sa më të
madh njerëzish që të shprehnin
preferencën e tyre. Njoftimet
për rezultatet e votimeve kanë
qenë të ndryshme. Një nga
mbështetësit e ish-kryeministrit
Mirhassein Mousavi tha se sipas
sondazheve të bëra nga reformistët,
Mousavi kishte marrë 58-60
për qind të votave. Ndërkohë
përfaqësuesit e Ahmadinexhadit,
Presidenti aktual i linjës së
ashpër në vendin islamik, bëri
të ditur se ishte pikërisht ai
që ndodhej në krye të listës së
konkurrentëve. Një fitore për
Mousavin mund të lehtësonte
shumë tensionet e Iranit me
Perëndimin e shqetësuar për
ambicien bërthamore të Teheranit,
si dhe do të përmirësonte
shanset e një rifi llimi të dialogut
të Iranit me Perëndimin dhe
veçanërisht me Shtetet e Bashkuara
të Amerikës dhe Presidentin
Obama, që së fundi i ka
zgjatur dorën iranianëve për një
fi llim të ri të marrëdhënieve mes
tyre. Në Uashington, Obama tha
se administrata e tij ishte shumë
e përqendruar te debati dhe zhvillimet
në Iran dhe shpresonte
se të dyja vendet do të përfshiheshin
shumë shpejt në një
mënyrë të re marrëdhënieje
dypalëshe. Në terren, radhë të
gjata kanë qenë karakteristike
për të gjitha qendrat e votimit në
të gjithë vendin dhe gjatë gjithë
orëve të ditës. Sipas zyrtarëve
pritet që shifrat e pjesëmarrjes t‘i
jenë afruar rekordit prej 80 përqindësh.
Kjo ishte e ngjashme me
pjesëmarrjen e votimeve në vitin
1997, kur Presidenca u fi tua nga
reformisti Mohammad Khatami.
Ka njerëz që kanë pritur në radhë
për orë e orë të tëra dhe nuk janë
larguar pa votuar. Votuesit kanë
qenë më të shumtë në zonat që
mbështesin kandidatin reformist.
Megjithatë, analistët presin
rezultate votimesh shumë të
ngjeshura dhe pa diferenca të
mëdha. Kjo votë ka ngjallur
interes në mbarë botën, pasi të
gjithë janë në pritje të shenjave
të ndryshimit të politikës së Iranit.
Politika e deritanishme ka
qenë shumë konfl iktuale dhe arrogante,
duke rrezikuar konfl ikte
të njëpasnjëshme mes Iranit dhe
komunitetit ndërkombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›