Ronaldo rroge te jashtezakonshme prej 23.5 milione eurosh ne sezon

Nëse do të ndodhë bota e futbollit do ta mbajë edhe një herë frymën. Nga Anglia vjen një lajm i çmendur, ai që Mançester Siti ka vendosur të paguajë Kristiano Ronaldon me një rrogë superfaraonike prej 23.5 milionë eurosh në sezon, vetëm e vetëm që ta marrë nga Reali i Madridit.
Pikërisht tani, kur rregullat e ashpra të UEFA-s lidhur me financat e klubeve po i afrohen zyrtarizimit, pikërisht tani sheikët e Sitit kanë vendosur t’ia bëjnë “bam” më fort se çdo herë tjetër.
Jo vetëm rroga tmerrësisht e madhe për portugezin, por edhe 170 milionë euro për Realin e Madridit që ta lejojë futbollistin e shkëlqyer që të largohet.
Çfarë do të ndodhë me futbollin më pas, nëse gjithë kjo histori shkon drejt realizimit? Çfarë logjike ekonomike dhe financiare do të kishte pagimi i një ylli të futbollit me 400 000 euro në javë? A është kjo e drejtë dhe e moralshme në një botë ku vuajtjet e njerëzve nuk duket se po pakësohen? Vështirë të gjykohet saktë dhe përfundimisht, ndërsa pak është e mundshme që të ndalet kjo tendencë.
Gjithsesi, në pritje që e ardhmja e Kristiano Ronaldos të zgjidhet, tifozët e Realit të Madridit kanë votuar që goli më i bukur i sezonit madrilen të jetë pikërisht ai i shënuar nga numri 7 në finalen e kupës së mbretit ndaj Barcelonës, ndeshje e luajtur në Valencia dhe fituar në fund të kohës shtesë nga skuadra e Murinjos 1-0, pikërisht me golin e superyllit portugez.