Jansen mbetet në Hamburg

Nga Express më 12 qershor 2011 në ora 16:45
Mesfushori gjerman, Marcell Jansen do të mbetet në Hamburg, ka insistuar menaxheri i tij, Gerd vom Bruch.
Gjatë javës së kaluar qarkulluan spekulime se Jansen – i cili mund të luajë në mbrojtje dhe mesfushë – do të transferohet te rivali nga Bundesliga, Wolfsburg, mirëpo Vom Bruch ka insistuar se klienti i tij do të kthehet nga pushimet si futbollist i Hamburgut.
“Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk ekziston asnjë ofertë. Askush nga Hamburg ose prej nesh nuk ka kontaktuar me ta”, tha Vom Bruch.