Zgjedhjet vendore ndalin perkohesisht frymemarrjen e Superliges shqiptare
Shumë pak ia kanë dalë t’i shpëtojnë epidemisë së radhës. Zgjedhjet e gjata lojkale dhe koha që kërkohet për certifikimin e rezultateve e për krijimin e këshillave bashkiakë, ka bërë që klubet shqiptarë të futbollit të kenë “oksigjen” sa për të mbajtur frymën gjallë.
Skënderbeu dhe Vllaznia janë nga ata që mund të mburren se nuk i ka zënë kjo sëmundje, ndërsa në Vlorë e Tiranë gjendja është serioze.
Korçarët kampionë duhet t’u falen sponsorëve të cilët kanë mbajtur “timonierin” Shpëtim Duro dhe kanë nisur të ndajnë “shapin” nga sheqeri. Largohen 8 lojtarë mes të cilëve edhe sulmuesi kroat Joliç, por edhe të tillë si Grabiç, Sefa apo Markoviç, ndërsa priten përforcimet. i pari është Igli Allmuça, shtyllë e Dinamos kampione të vitit 2010 dhe një nga lojtarët më të respektuar të kampionatit shqiptar, të tjerë mund të jenë kroatët Pezo, Kresinger e Svrljuga si dhe afrikani po i Dinamos, Orelesi. Skënderbeu bëhet gati për Champions ndaj edhe nuk ka më kohë për festë apo për pushime, madje skuadra është në prag të grumbullimit.
Vllaznia po ashtu është më e qartë. Trajneri Josa e di se mund të humbasë Vajushin, ndërsa në rrezik janë edhe portieri Vujadinoviç, por edhe Shtupina. Përforcimet duken të vështira, shumë do të varet nga ecuria e transferimit të Vajushit për tek Hajduku i Splitit, ndërsa nga ata që po provohen ngroh vetëm malazezi i mbrojtjes, Popoviç.
Flamurtari dhe Tirana janë në amulli të plotë. Këshilli bashkiak në Vlorë nuk ka nisur ende nga puna ndaj edhe fondet nuk janë lëvruar, problem i madh për një ekip futbolli ku bashkia është burimi i vetëm i financimit ndërsa ndeshjet në Europë afrojnë. Nuk dihet cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit më të mirë, Daniel Xhafaj, ndërsa pesë lojtarë janë larguar deri më tani, përfshi edhe Roshin, Bajevskin e Devollin. Shpresohet të mbahen Ahmataj e Brahja, por edhe të afrohen lojtarë nga ekipi e të rinjve.
Jo më mirë tek Tirana, edhe kjo në pritje të certifikimit të rezultatit zgjedhor, ndërsa do të luajë në Ligën e Europës. Nuk dihet nëse do të ketë fonde për të mbajtur lojtarë të tillë si Pero Pejiç apo nëse Jahmir Hyka do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm. Andi Lila është drejt largimit, ndërsa emri i trajnerit të ri mbetet enigmë.
Së fundi Dinamo, i cili nuk është një klub bashkie, por që ka problemet e veta. Blutë nuk dinë nëse presidenti Sulaj do të vazhdojë apo jo dhe cilët do të ketë në krah. Në mes të këtyre dyshimeve, janë larguar ndërkohë Allmuça e Malakarne, ndërsa priten të ikin edhe të tjerë si Vila, Orelesi dhe skuadra të mbetet krejt pa bosht.
Pa gabuar, kjo verë mund të quhet shumë e vështirë për klubet shqiptare të futbollit.