Itali, 13 të vdekur nga moti i keq
Dhjetëra njerëz kanë përfunduar në çatitë e shtëpive për të shpëtuar nga përmbytjet masive që janë regjistruar në rajonin e Messinas, në Itali. Nga reshjet e dendura autoritet kanë raportuar të paktën 13 të vdekur ndërsa 40 persona kanë mbetur të plagosur. Ende po kërkohet nga ekipet e shpëtimit për të gjetur të mbijetuar që janë bllokuar nga balta apo ndonje objekt tjetër. Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar dhe përmbytur. Ekipe të ndihmës po përdorin edhe dy helikopterë nga baza e Catania-s, për të mundësuar shpëtimin e personave që gjenden në çatitë e banesave të tyre. Ndërsa një i tretë është ofruar nga Roma. Sipas burimeve zyrtare të Messina-s, përveç të vdekurve, bëhet fjalë edhe për shumë të zhdukur, por numri i tyre ende nuk është raportuar saktësisht.
Fshati Giampilieri, rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit, është ende i izoluar, dhe disa banorë janë shpëtuar nga helikopterë të Mbrojtjes Civile që po operojnë në zonë. Situatë kritike paraqitet edhe në
Scaletta Zanclea dhe Santo Stefano Briga. Një zyrtar i mbrojtjes civile të komunës së Messina-s, pohoi se 20 persona janë të shtruar në spital, ndërsa banorë të shumtë nga Giampilieri, Scaletta Zanclea dhe Santo Stefano Briga, rezultojnë të zhdukur. Rrëshqitjet e dheut dhe reshjet kanë shkaktuar gjithashtu mbylljen e autostradës A 18, që lidh Messina-n me Catanian, dhe autostradën 114. Në disa segmente rrugore, kalimi mundësohet vetëm nëpërmjet disa automjeteve të ndihmës së shpejtë. Trafiku rrugor dhe hekurudhor në zonë është ndërprerë, ndërsa lejohet vetem kalimi i automjeteve të urgjencës. Burimet lokale informojnë se është regjistruar të paktën 230 mm shi vetëm në 45 minuta, ndërsa mendohet se ka më shumë se 20 të plagosur.