E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo tërhiqet nga futbolli

BRAZIL- Futbollisti brazilian, Ronaldo, do të mbajë sot një konferencë për mediat ku do të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli.

Braziliani me një karrierrë të shkëlqyer në futbollin botëror, duket se ka vendosur të tërhiqet njëherë e përgjithmonë nga loja e tij e preferuar.

Ronaldo ishte pjesë e kombëtares braziliane, e cila në vitin 1994 dhe 2002 fitoi Kampionatin Botëror.

Futbollisti brazilian ka fituar tri herë çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë të botës.

Gjatë karrierës së tij për Brazilin ka luajtur 97 ndeshje ndërsa ka shënuar mbi 350 gola. 

(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›