Champions, nis faza me eliminim, Totenhem pa Gejl ndaj Milanit
MILANO- Liga e Kampioneve rikthehet sot në mbrëmje me dy sfidat e para të të tetave të finales. Në San Siro, Milani do të përballet me anglezët e Totenhemit, në një nga betejat më të forta të kësaj faze. Londinezët shkojnë në Milano pa futbollistin e tyre më të mirë, Garet Bejl, ndërkohë që për trajnerin Herri Rednap pritet të jetë i gatshëm mesfushori Rafael Van der Vart. “Bejl është një mungesë e madhe për ne, - deklaroi trajneri i Totenhemit. – Ai ka një problem në shpinë dhe nuk donim ta rrezikonim”. Një tjetër lojtar i gatshëm për skuadrën e Totenhemit është Luka Modriç, i cili pritet të zëvendësojë disi mungesën e Garet Bejlit.
Në krahun tjetër, Milani ka probleme të mëdha në mesfushë, megjithatë është një skuadër më eksperte se Totenhemi në Champions League. Shpresat e 7 herë kampionëve të Evropës janë të gjitha te sulmuesi Zllatan Ibrahimoviç, autor i 13 golave në 23 ndeshje këtë sezon te Milani. “Mendoj se Totenhemi është një skuadër e madhe dhe ata e kanë treguar këtë në kampionatin e fundit, - u shpreh sulmuesi suedez. – Për ta kam vetëm mendime pozitive dhe e di që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, shtoi Ibra. Partneri i sulmuesit suedez në sulmin e Milanit pritet të jetë Robinjo, ndërkohë që do të mungojë Antonio Kasano. Trajneri Alegri beson se skuadra e tij do të kalojë në çerekfinale, megjithëse ndaj Totenhemit nuk do të jetë aq e lehtë. “Ky është si një provim i parë, - deklaroi teknilku i Milanit. – Objektivi ynë është të shkojmë sa më larg në Champions League, kështu që nuk mund të dështojmë në këtë ndeshje”, shtoi Alegri. Milani ka luajtur dy ndeshje ndaj Totenhemit në të shkuarën, duke regjistruar një humbje dhe një barazim. Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme është ajo mes Valencias dhe Shalkes.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)