E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidojnë Barcelonën për Silvan e Vijan

Vija e Silva. Dy Davidët janë më të kërkuarit e Valencias, që mund të jetë e detyruar t‘i shesë për të shlyer borxhet. Sipas të përditshmes "Sport", lojtarët i interesojnë Barçës, por katalanasit duhet të bëjnë llogaritë me konkurrencën perëndimore: Vija është në shënjestrën e Mançester Sitit, ndërsa në gjurmët e Silvas është Juventus, që kërkon një lojtar të denjë për të zëvendësuar Pavel Nedvedin. Në veçanti Mançester Siti është i gatshëm të derdhë plot 40 milionë euro për kartonin e sulmuesit 27-vjeçar, nën kontratë deri më 2014-ën. Zëvendëspresidenti i Valencias, Fernando Gomez, pohon: "Nuk kemi oferta zyrtare për ta".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›