Rumenige: Riberi do të qëndrojë me ne
Presidenti i këshillit administrativ të Bajernit të Mynihut, Karl-Hajnz Rumenige, ka folur për strategjitë e merkatos, duke përgënjeshtruar edhe shitjen e Frenk Riberi dhe ardhjen e Aleksander Hleb nga Barcelona. Ai ka rrëfyer bisedën me presidentin e katalanasve, Joan Laporta, ku është folur në lidhje me këto tratativa të hipotetizuara ditët e fundit. Ai e ka siguruar drejtuesin katalanas se ka ndërmend ta mbajë Riberinë në skuadër, pasi ai është i pashitshëm: "Joan Laporta më ka marrë në telefon për të më siguruar se nuk ka asgjë të vërtetë, ka shpjeguar ai për ‘L‘Equipe‘. Prandaj Riberi do të qëndrojë me ne, kjo është e sigurt".