Adriano Galiani: Kampionati më i fortë? Rrezikojmë dhe vendin III
Italia tashmë duket si një luan pa dhëmbë. Në fakt, tani pjesën e luanit po e bën Anglia. Një ndryshim tendence, që daton nga 2003-shi, kur në gjysmëfinale u prezantuan tre italiane: Juve, Milan e Inter. Një ndryshim tendence, që reflektohet edhe në renditjen e UEFA-s. Anglia ka kampionatin më të mirë me 76,7 pikë, Spanja 73, ndërsa Italia vetëm 62,4. Pas tyre qëndron Gjermania me 54, gjithnjë e më ambicioze, që ka akoma dy klube në Kupën UEFA... Për vitin e ardhshëm italianët mund të qëndrojnë të qetë. Por nëse do të zbresin në vendin e katërt, frikë të cilën e ka demonstruar edhe administratori i Milanit, Adriano Galiani, do të thoshte të humbasin një klub në Champions. Drejtuesi kuqezi bën llogari me krizën e futbollit italian: "Arsyeja kryesore e krizës është ekonomike. Anglezët, mbi të gjitha falë stadiumeve, kanë shumë më shumë përfitime neto se ne. Kampionati anglez dhe ai spanjoll qëndrojnë më lart, ndërsa ne rrezikojmë dhe vendin e tretë".