Zidane sponsorizon Ançelotin te Reali
Karlo Ançeloti është shumë i kërkuar në Evropë dhe konfirmimi vjen nga Spanja. Reali i Madridit duket se ka ndërmend të arkivojë një sezon jo në lartësinë e duhur dhe t‘i besohet trajnerit italian. Kandidatura e Ançelotit sponsorizohet nga Zinedine Zidane. Përveç Realit, ai kërkohet edhe nga Çelsi dhe Bajerni, që janë të gatshme t‘u shpallin betejë madrilenëve për trajnerin.