E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, rikthehenhijet e pazareve

TIRANE- Pavarësisht se Federata ka nisur një hetim, dyshimet mbi trukimet në Superligë mbeten më reale se kurrë. Gjithçka nisi dje, kur Laçi fitoi 5-2 në fushën e Peqinit. Edhe pse Shkumbini kaloi i pari në avantazh me një penallti të Kulit, miqtë përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me anë të Dragiçeviç. Në të dytën, Selimi e Dragiçeviç e çuan ndeshjen në 4-1, ndërsa Gërboviç dhe Hysa, shënuan nga një gol tjetër për secilën skuadër. Në fakt, mbetet ende e dyshimtë nëse rezultati është real, por zërat para ndeshjes për hir të së vërtetës kanë munguar. Por, dyshimet më të mëdha për javën e 24-t lidhen me takimin e sotëm mes Besës dhe Skënderbeut. Kavajasit u kualifikuan lehtësisht në Kupë ndaj korçarëve, kështu që sot, pritet një kthim nderi nga ana e tyre. Gjithsesi, çdo gjë mbetet për t'u parë, pasi Besa është në një pozicion të keq në renditje. Dy takimet e tjera që luhen sot janë Kastrioti-Tirana dhe Teuta-Vllaznia.
(a.l/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›