E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e AnglisëMançesteri në gjysmëfinaleArsenali tjetër zhgënjim

ANGLI- Mançester Junajtid ka triumfuar në çerekfinale të Kupës së Anglisë, duke mundur 2-0 Arsenalin. Përballë ishin dy skuadrat kryesuese të Premier Ligës, por “Topçinjtë” duket se e kanë pasur mendjen akoma në Barcelonë, duke luajtur nën nivelin e tyre të zakonshëm në “Old Traford”. Fabio ishte ai që realizoi golin e parë për Mançesterin në minutën e 28-të, ndërsa 4 minuta nga starti i pjesës së dytë, Uejn Runi dyfishoi shifrat. Në këtë mënyrë, Mançesteri është skuadra e vetme angleze që duket në luftë për tre trofe në këto momente. Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Boltoni mundi të sigurojë kalimin në gjysmëfinale, duke mundur 3-2 Birmingamin në transfertë. Ndeshja dhuroi emocione të shumta dhe është vendosur vetëm në shtesë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›