E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cunami në Japonitrajneri Zaccheronikthehet në Itali

ITALI- Seleksioneri italian i Japonise, Alberto Zaccheroni, është kthyer të shtunën drejt Italisë i shoqëruar nga katër ndhmësit e tij për t'u bashkuar me familjet e tyre pas valës së tërmeteve të fuqishëm që kanë përfshirë vendin.

"Ne vendosëm të kthehemi në shtëpi (në Itali) pas komunikimit me Federatën Japoneze të Futbollit (JFA)", tha Zaccheroni para nisjes së tij.

Data e kthimit nuk është fiksuar ende, por Zaccheroni duhet të publikojë të enjten listën e seleksionit në Tokio për ndeshjen miqësore me Malin e Zi me 25 mars, më pas me Zelandën e Re më 29 mars.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›