Hollande, favorit i socialistëve francezë për president

Për të parën herë, çdo simpatizant i majtë mundi të marrë pjesë aktive në procesin e seleksionimit.
Qendrat e votimit u hapen në të gjithë vendin.
Pas tërheqjes se Dominique Strauss-Kahn, të përfshire ne skandalin seksual qe i kushtoi dhe postin drejtues te FMN-së, si favorit i ri shihet Francois Hollande.
Por zgjedhjet e së dielës nuk nxorën një fitues të qartë.
Hollande me 39 për qind të votave është përpara rivales më të afërt, Martine Aubrey, që siguroi 31 për qind të votave, por sërish nuk arriti pragun e nevojshëm prej 50 për qind, për t`u shpallur fitues pas rrethit të parë.
Kjo do të thotë se dy rivalët kryesor brenda Partisë Socialiste në garën qe cakton kandidatin e saj presidencial, do të përballen sërish me njëri-tjetrin ne balotazhin e javës që vjen.