E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët do të vlerësojnë pedagogët

Ne semestrin e dyte nuk do te vleresohen vetem studentet, per lendet perkatese, por edhe pedagoget. Ky vleresim hyn per here te pare ne universitetin e Tiranes, i cili tashme ka bere publik dhe formularin qe do te plotesojne studentet. Ky formular eshte derguar nje dite me pare ne tete fakultetet e universitetit te Tiranes, dhe pret miratimin e studenteve dhe pedagogeve.

Me anë të kësaj forme vlerësimi, studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të vlerësojnë pedagogët e tyre, lëndët, si edhe infrastrukturën e departamenteve përkatëse, çka do të mundësojë identifikimin e shpejtë dhe real të problematikave që ka Universiteti i Tiranës. Formulari prej dy faqesh, ka marre voten e senatit, te universitetit te Tiranes, per tu perdorur perfundimisht, gjate provimeve te fundit te semestrit te dyte te ketij viti akademik.

Përpara çdo provimi, studentët do të plotësojnë formularin duke vlerësuar çdo pedagogë dhe çdo lëndë që kanë kryer, të dhëna që më pas do të grumbullohen nga rektorati dhe fakultetet e Universitetit të Tiranës me qëllim identifikimin e problematikave dhe marrjen e masave të nevojshme që do të mundësojnë zvogëlimin e tyre.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›